Aktualitet

Shqiptarët në Angli, mediat britanike: Janë deportuar vetëm 215 nga 45 mijë emigrantë të ardhur me gomone

Këto shifra shokuese vijnë në kohën kur qeveria është nën presion për të mos lejuar gomonet të kalojnë Kanalin Anglez.

10 Prill 2023, 20:42 Nga A.B
Shqiptarët në Angli, mediat britanike: Janë deportuar vetëm
Varka

BRITANI E MADHE- Gazeta britanike ‘Express’ ka vënë sërish në fokus emigrantët shqiptarë. Sot, ajo raporton se vetëm 215 nga 45.755 emigrantë të mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone vitin e kaluar, është deportuar. Sipas gazetës, këto shifra shokuese vijnë në kohën kur qeveria është nën presion për të mos lejuar gomonet të kalojnë Kanalin Anglez.

Lajmi vjen në kohën kur bandat e trafikut me gomone thonë se kanë varkat më të sigurta, në një ofertë për të joshur emigrantët të kalojnë Kanalin. Trafikantët shqiptarë thonë se kanë ulur çmimin në 5 mijë sterlina për çdo emigrant që kalon Kanalin Anglez.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve që kanë kaluar me gomone drejt Britanisë vitin e kaluar. Kalimi me gomone po bëhet më i vështirë, por trafikantët po bëjnë thirrje për të kaluar kufirin me kamionë, pasi kështu nuk pikasen dhe nuk dërgohen në qendrat e pritjes së emigrantëve./Dosja.al

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll