Bota

'Nuk isha i përgatitur të shihja nënën e tij të vdiste'/ Tarantino rrëfen 'traumën' e tij të fëmijërisë: Dreri i vogël 'Bambi' ka lenë një shenjë te unë

Duke kujtuar skenat e këtij filmi, Tarantino shprehet se është tronditur psikologjikisht kur ishte i vogël.

10 Prill 2023, 20:27 Nga a.l
'Nuk isha i përgatitur të shihja nënën e tij të
Quentin Tarantino

SPANJË- Regjizori i njohur amerikan, Quentin Tarantino ka rrëfyer në një takim me fansat e tij në Barcelonë traumën e tij të fëmijërisë. Bëhet fjalë për filmin vizatimor 'Bambi' dreri i vogël që gjahtarët i morën jetën nënës së tij dhe më pas i vunë flakën shtëpisë së tij, pyllit. Duke kujtuar skenat e këtij filmi, Tarantino shprehet se është tronditur psikologjikisht kur ishte i vogël, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kam parë shumë filma rrëqethës, por kjo nuk do të thotë se më pëlqeu, sepse e dija që ato imazhe ishin pjesë e një historie. Sigurisht, nëse ka një film që më ka traumatizuar thellë, ai është Bambi. Ai shkatërroi shumë fëmijë për dekada. Unë nuk isha i përgatitur për zjarrin e pyllit apo vdekjen e nënës së pjellit”, shpjegoi Tarantino.

Teatri Coliseum në Barcelonë ishte vendi i pelegrinazhit ku Quentin Tarantino prezantoi librin e tij të parë jo-fiction, meditimet kinematografike, një përmbledhje argëtuese e filmave të viteve 1970 që do të ndikonte në karrierën e tij të frytshme vite më vonë. Pas një turneu promovues që e çoi në Los Anxhelos, Nju Jork, Londër apo Paris, i erdhi radha të vizitonte kryeqytetin katalanas.

 

quentin tarantino

Sondazh

Poll