Bota

Rusia mund të kërkojë armëpushim për festat e Pashkëve, analistët: Është rreng! Gjatë kësaj kohe, forcat ruse do të përgatiten për kundësulmin në Pranverë

Sipas analistëve, Kremlini lajmëron për armëpushim, lidhur kjo me një veprim të ngjashëm për Krishtlindjet.

10 Prill 2023, 19:54 Nga a.l
Rusia mund të kërkojë armëpushim për festat e
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin mund të bëjë thirrje për një armëpushim me rastin e Pashkëve Ortodokse. Sipas një instituti kërkimor me bazë në SHBA (ISW), kjo do favorizonte forcat ruse që të përgatisnin mbrojtje për kundërsulmin pranveror të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas analistëve, Kremlini lajmëron për armëpushim, lidhur kjo me një veprim të ngjashëm për Krishtlindjet.

“Putini mund të bëjë thirrje për një armëpushim për ta cilësuar Ukrainën si të papërshtatshme dhe të pavullnetshme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt negociatave”, thuhet në një raport të ISW.

Sipas raportit të ISë, nëse Rusia ofron dhe Ukraina refuzon një armëpushim për Pashkët Ortodokse, Kremlini nuk do të realizojë dot planin për të stërvitur forcat ruse për të sulmuar në pranverë. Pra e gjitha është një plan i mirëfilltë për të shtuar sulmet ndaj Ukrainës. 

 

vladimir putin

Sondazh

Poll