Bota

“Të huajt e …, kthehuni në Shqipëri me gomone!”/ I moshuari italian ua kishte kthyer jetën "ferr" familjes...inati i tij s'kishte kufij

Ishte gruaja që kërkoi ndihmë shkurtin e kaluar, kur u paraqit në Polici, pasi i moshuari nuk i linte rehat.

10 Prill 2023, 19:29 Nga k.m.
“Të huajt e …, kthehuni në Shqipëri me
Foto ilustruese

BOLONJA- Një 72-vjeçar italian, i cili prej 14 vitesh persekutonte fqinjët e tij, është ndëshkuar nga Policia italiane. Kjo pasi prej kohësh, ai përndiqte një familje të huajsh; një shqiptar dhe një rumune, e bashkë me ta edhe djalin e tyre, 8 vjeç. Sipas mediave italiane, ishte gruaja që kërkoi ndihmë shkurtin e kaluar, kur u paraqit në Polici, pasi i moshuari nuk i linte rehat.

Fillimisht u thoshte: Të huajt e m....! Kthehuni në Shqipëri me gomone!, e më pas u kishte lënë brenda një kavanozi fekale dhe një mi të ngordhur. Ka pasur edhe kërcënime me kaçavidë ndaj tyre. Tashmë, 72-vjeçari duhet të ruajë një distancë prej të paktën 500 metrash nga familja.

itali

Sondazh

Poll