Bota

Stërvitja pranë Tajvanit, ushtria kineze gati për të luftuar

Ekspertët ushtarakë thonë se stërvitjet shërbejnë si një mundësi për trupat kineze që të praktikojnë mbylljen e Tajvanit duke bllokuar trafikun detar dhe ajror, një opsion i rëndësishëm strategjik që ushtria kineze mund të ndjekë në rast se përdor forcën ushtarake për të marrë Tajvanin. 

10 Prill 2023, 18:34 Nga a.l
Stërvitja pranë Tajvanit, ushtria kineze gati për të luftuar
Tajvan

KINË- Ushtria e Kinës deklaroi se është gati për të luftuar pas përfundimit të tre ditëve të stërvitjeve luftarake rreth Tajvanit që simuluan mbylljen e ishullit në përgjigje të udhëtimit të presidentit tajvanez në SHBA javën e kaluar.

"Patrullat e gatishmërisë luftarake" të quajtura Joint Sword ishin menduar si një paralajmërim për Tajvanin vetëqeverisës, të cilin Kina e pretendon si të sajën. 

"Trupat e teatrit janë gati të luftojnë në çdo kohë dhe mund të luftojnë në çdo kohë për të goditur me vendosmëri çdo formë të “pavarësisë së Tajvanit” dhe përpjekjet për ndërhyrje të huaja", tha ushtrra kineze. 

Stërvitjet ishin të ngjashme me ato të kryera nga Kina gushtin e kaluar, kur ajo nisi sulme me raketa mbi objektivat në detet përreth Tajvanit në hakmarrje për vizitën e kryetares së atëhershme Nancy Pelosi në Tajvan, por kanë qenë më të vogla dhe më pak përçarëse, shkruajnë mediat e huaja.  Ekspertët ushtarakë thonë se stërvitjet shërbejnë si një mundësi për trupat kineze që të praktikojnë mbylljen e Tajvanit duke bllokuar trafikun detar dhe ajror, një opsion i rëndësishëm strategjik që ushtria kineze mund të ndjekë në rast se përdor forcën ushtarake për të marrë Tajvanin. 

tensionet kine-taiwan

Sondazh

Poll