Aktualitet

Furgoni me 8 pistoleta për Angli, gjithçka u pikas nga skaneri. Ndalohet Jetmir Koloshi

Armët e zjarrit u konstatuan kur mjeti kaloi në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit, efektivët e Policisë së Shtetit kontrolluan mjetin.

10 Prill 2023, 19:49 Nga k.m.
Furgoni me 8 pistoleta për Angli, gjithçka u pikas nga skaneri.
Furgoni me armë

DURRËS- Detaje të tjera u zbuluan pas kapjes së një furgoni me armë në Portin e Durrësit. Lidhur me ngjarjen është ndaluar drejtuesi i mjetit tip "Mercedez Benz", Jetmir Koloshi, i ditëlindjes 1988 me banim në Tiranë. Armët e zjarrit u konstatuan kur mjeti kaloi në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit, efektivët e Policisë së Shtetit kontrolluan mjetin.

Në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente. E pikërisht brenda saj, ishin fshehur edhe 8 pistoletat bashkë me municionin që kishin destinacion Britaninë e Madhe. 

jetmir koloshi furgoni me arme per angli

Sondazh

Poll