Aktualitet

Ndërtohet në mes të ditës në Lungomare, INUV dhe IKMT 'mbyllin sytë' (PAMJET)

Fillimisht personi që ka realizuar ndërtimin ka nisur kohë më parë me prishjen e disa mureve rreth e rrotull dhe më pas vijon i qetë për të bërë gati terrenin që të vendos kioskën.

10 Prill 2023, 15:43 Nga A.B
Ndërtohet në mes të ditës në Lungomare, INUV dhe IKMT
Ndertimet

VLORË- Ditën e sotme, në rrugën dytësore në Lungomare është shfaqur një ndërtim pa leje i cili është vendosur me qëllime të tjera.

Fillimisht personi që ka realizuar ndërtimin ka nisur kohë më parë me prishjen e disa mureve rreth e rrotull dhe më pas vijon i qetë për të bërë gati terrenin që të vendos kioskën. Sipas burimeve nga Kadastra, kjo është një tokë shtet dhe arsyeja pse po vendoset toka është zaptimi i saj me qëllim për ta legalizuar dhe më pas përvetësuar tokën shtetërore.

Ndërtohet në mes të ditës në Lungomare, INUV dhe IKMT

Ditën e sotme ka mbërritur edhe policia e cila është njoftuar nga banorët e zonës të ku ndërtuesi i objektit, i cili ka parapërgatitur të gjithë planin për zaptimin e pronës, që nga zaptimi dhe deri te legalizimi i saj. Banorët janë shprehur se zaptuesi ka dhe bashkëpuntorë në institucionet shtetërore përderisa jo vetëm që vendosi objektin i pashqetësuar në Lungomare por edhe pret ta legalizojë.

ndertim ne lungomare

Sondazh

Poll