Aktualitet

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës së Institutit në Tiranë, shpëtojnë pa u lënduar qytetarët

Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

10 Prill 2023, 17:12 Nga A.B
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës së Institutit
Autobusi

TIRANË- Autobusi i linjës së Institutit ka marrë flakë ditën e sotme teksa ishte në ecje e sipër në rrugën “Dritan Hoxha”. Policia bën të ditur se mjeti mori flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën "Dritan Hoxha", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

digjet autobusi ne tirane tirane

Sondazh

Poll