Aktualitet

Për një skuter/ Sherr me thika mes 2 shqiptarëve në Itali, plagosen në krah dhe në shpinë, xhaxhai telefonoi Policinë

Ka qënë xhaxhai i njërit prej shqiptarëve ai i cili lajmëroi në Polici për ngjarjen

10 Prill 2023, 15:06 Nga A.B
Për një skuter/ Sherr me thika mes 2 shqiptarëve në Itali,
Skuteri

ITALI- Dy shqiptarë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Mediat italiane raportojnë se 17-vjeçari shqiptar u sulmua në mes të natës nga personi që po tentonte t'i merrte skuterin. Autori i ngjarjes është identifikuar nga Policia e më pas është vënë në pranga. Sipas Policisë, shqiptari iu është afruar bashkëkombasit të tij, duke e kërcënuar e më pas e ka plagosur fillimisht me thikë në krah. 

Më pas, mes të dyve nisi një përleshje, gjatë së cilës viktima është goditur edhe me thikë në shpinë. Të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Ka qënë xhaxhai i njërit prej shqiptarëve ai i cili lajmëroi në Polici për ngjarjen. Identitetet e personave të përfshirë në konflikt nuk bëhen të ditur./Dosja.al

plagosen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll