Insights

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

1 Mars 2019, 06:24 Nga DOSJA
Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shendetesise komunikoi sot per qytetaret vendimin e qeverise per indeksimin e cmimit te barnave, duke reflektuar ne cmimet e reja renien e euros. Sipas ministres, permes ketij vendimit, qeveria i ka kursyer xhepave te qytetareve dhe arkes publike 7.5 milione euro.

Ne fakt, ajo qe ka ndodhur eshte e kunderta. Per shkak te shkeljes se ligjit nga Ministria e Shendetesise, qytetareve u eshte futur dora ne xhep dhe u jane marre para pa te drejte.

Indeksimi i ilaceve eshte nje detyrim ligjor i sanksionuar ne ligjin “Per Barnat dhe Sherbimin Farmaceutik”. Ky ligj ja ngarkon Komisionit te Cmimit te Barnave detyrimin qe cdo vit, te beje indeksimin e cmimit te ilaceve. Modalitetet se si Komisioni e ben kete indeksim, jane te percaktuara ne vendimin nr 645 te Keshillit Ministrave i vitit 2014.

Ne nenin 17, VKM thote shprehimisht; ne date 31 dhjetor te cdo viti Komisioni i Cmimit te Barnave eshte i detyruar qe permes Drejtorise Farmaceutike, te shpalle cmimet e reja zyrtare te barnave, te cilat hyjne automatikisht ne fuqi. Pra ne 31 dhjetor te cdo viti.

Ky eshte nje proces i kontrolluar teresisht nga Ministria e Shendetesise, ne te gjitha hallkat e tij. Pyetja qe shtrohet eshte, pse nuk u shpallen cmimet e reja ne daten 31 dhjetor sic e kerkon ligji, por 2 muaj me vone. Pergjigja qendron te numrat.

Buxheti i shtetit jep reth 110 milione euro ne vit per rimbursimin e ilaceve. Zhvleresimi i euros me 7 per qind ndaj lekut krahasuar me vjet duhet t’i kishte kursyer buxhetit 7.5 milione euro per kete vit per rimbursimin e ilacebe, mesatarisht 625 mije euro ne muaj.

Por cmimet ne janar nuk u indeksuan, as ne shkurt. Per keto dy muaj ato u rimbursuan me cmimet e vitit te kaluar, kur euro ishte 135 leke. Si pasoje e mosindeksimit te detyrueshem ligjor, per keto dy muaj buxhetit te shtetit ju grabiten 1.2 milione euro, para te cilat i kane marre pa te drejte dhe ne menyre abuzive mafia e ilaceve. Kete ka bere Ministria e Shendetesise.

“Transparenca, llogaridhënia dhe siguria e qytetarëve janë parimet bazë të punës tonë,” tha Ministrja e Shendetesise.
Pikerisht zonja ministre, ne emer te transparences; Kush i mori ato 1.2 milione euro? Pse “harroi” Ministria e Shendetesise t’i ulte cmimet e ilaceve ne daten 1 Janar?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione çmimi i ilaçeve grabitja 1.2 milionë euro buxhetit klodian tomorri çmimi i ilaçeve grabitja 1.2 milionë euro buxhetit klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 28 Shkurt 2019, 19:33

Turpi i Kolegjit

Te shkarkosh Antoneta Sevdarin dhe te mbash ne detyre A.Malaj etj, eshte si nata me diten! Po cti besh, kur te bejne gjyqin e te shkarkojne ata si S.Çomo...

Insights 28 Shkurt 2019, 06:26

Pse mendoj se Rama do dorëhiqet si kryeministër

Edi Rama po pret që dikush nga lart në Uashington apo Bruksel, edhe në Berlin, t’i thotë “hap udhë që vendi të mos destabizilohet, ndonëse je me zgjedhje si kry...