Insights

Gaz lotsjellës dhe shashka e molotov në epokën e dialogut

27 Shkurt 2019, 13:37 Nga DOSJA
Gaz lotsjellës dhe shashka e molotov në epokën e dialogut

Sot është epoka e dialogut. Dialog nuk do të thotë të flasësh me vete. As të shash tjetrin dhe tjetri të të shajë ty me libër shtëpie. As ta censurosh tjetrin.

As të shkëmbesh fjalë pa gjetur zgjidhje dhe pa bërë kompromise.

As duke bërë “dialog” me gaz lotësjellës dhe shishe koktail molotov apo shashka, si fillim.

Dialog do të thotë t’a pranosh tjetrin në bisedë për ta kuptuar pavarësisht se mund t’a urresh, përbuzësh.

Përndryshe nuk mund të ndërtohet kurrë një shoqëri demokratike. Kurrë. Edhe kur ke të drejtë por nuk vazhdon dialogun e drejta fluturon gjettiu, nuk dihet se ku!

Sot takohet Thaçi me Vuçiç pas një periudhe barbarie dhe genocidi kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sot takohen Trump me atë drejtuesin koreanoverior që ka atë emrin e gjatë dhe që para disa muajsh donin t’i gjuanin njeri tjetrit me bomba bërthamore.

Sot takohet Tereza Mey me Junker pas një Brexit kaq të ashpër në tone.

Dialogon kryeministri francez me jelekverdhët!

Gjejnë zgjidhje për popujt, për vendet.

E vlertë është të dialogosh me atë që e ke kundërshtar, me atë që e di që është në rrugë të gabuar, sikurse e di ai për ty, sepse të dialogosh me të dashurin dhe të dashurin, kjo quhet dashuri.

Kur shoh se partitë, drejtuesit politikë në Shqipëri dialogojnë me gaz lotësjellës dhe shashka, me propagandë dhe thirrje për luftë,

më vjen turp për vendin tim.

Për këtë i paguajmë?

Për këtë i durojmë?

Këta janë elita?

Kështu po na fusin gjoja në epokën e dialogut?

Dialogu është moderniteti.

Dhuna është barbaria.

I duhet thirrur mendjes sa nuk është vonë!

Mos na shkatërroni përfundimisht si shtet dhe si komb, se demokracinë po e merr lumi edhe për disa dekada të tjera.

Dhe thonë se përse ikin shqiptarët, përse marrin dhenë, nga sytë këmbët!

Shkojnë në shoqërinë e dialogut?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione artan fuga gaz lotsjelles ne proteste opinione protesta e opozites 26 shkurt artan fuga gaz lotsjelles ne proteste opinione protesta e opozites 26 shkurt

Sondazh

Poll

Insights 27 Shkurt 2019, 09:05

Pesë mite të Rilindjes për djegien e mandateve

Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e li...

Insights 27 Shkurt 2019, 06:40

KLP-ja e re me huqe të vjetra

Nje nga arsyet pse nderkombetaret ndermoren iniciativen per ndryshimet ligjore qe tashme njihen si “Reforma ne Drejtesi” ishte edhe mungesa e transparences. Ne ...

Insights 26 Shkurt 2019, 12:01

Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës!

Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetër...

Insights 26 Shkurt 2019, 10:51

Për ata që presin t’i shpëtojë Amerika

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të ke...

Insights 25 Shkurt 2019, 11:39

Lajmet që japin shpresë

Degradimi i sotëm politik nuk përbën lajm sepse është sëmundje e vjetër kronike e politikës në vënd. Edhe që emri PD del shpesh në pah sërisht nuk përbën lajm. ...

Insights 24 Shkurt 2019, 21:09

Mos i fol shoferit

Politika shqiptare vuan nga sindroma “mos i fol shoferit”. Nuk bëhet fjalë për sindromë të re, tejet të rrallë, por është vënë re se ka prekur jo një pjesë, por...

Insights 25 Shkurt 2019, 06:33

Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

Të futesh në politikë që 27 vjeç, të jesh fëmija i preferuar i elektoratit tënd, të mendosh se tashmë je në një moshë të nderuar ku mund të shijosh fryte...