Insights

Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!

28 Shkurt 2019, 21:03 Nga DOSJA
Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!

Nuk mendoj se opozita është tronditur aq shumë nga qëndrimi i ashpër, i delegacionit të eruparlamentarëve kundër djegies së mandataeve. Edhe pse LSI e PD, nuk kanë lënë më asnjë anëtar pa e angazhuar që të shajë deri tek brezi i shtatë, secilin eurodeputet dhe t’i shpallë të lidhur me krimin, drogën dhe pa harruar të shtojë se janë të korruptuar, ndjehet që ata kanë qenë të përgatitur për këtë gjë.

Ajo për të cilën duket se opozita është gjendur e papërgatitur, është Deklarata zyrtare në emër të Misionit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, i përbërë nga shtatë anëtarë të PE-së, nga grupe të ndryshme politike, të cilët rekomanduan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se kushtet janë plotësuar.

Kjo deklaratë në të vërtet vë në provë dhe misionin e vërtetë të djegies së mandateve nga opozita, dhe përpjekjen e sforcuar të saj, për t’u dukur si zjarrëvënëse e Shqipërisë, vetëm që të mos hapen negociatat.

Radikalizimi i jetës politike në Shqipëri në prag të çeljes së negociatave, dhe sidomos përpjekja për të provokuar dhunë mbi institucionet, do të ishte një arsye e fortë dhe e plotë, që negociatat të mos hapeshin edhe pse kushtet janë plotësuar sipas Misionit faktmbledhës. Kjo gjë shihej qartë qysh në deklaratat e para të ardhurve nga Brukseli. Fillimi i këtij procesi prej opozitës, dukej se suksesin më të sigurtë të vetin, kishte pikërisht mosçeljen e negociatave.

Por nëse deklarata zyrtare e Misionit merret parasysh si vendimtare dhe Bashkimi Evropian çel negociatat, kjo është përgjigjia më e mirë për ta zhvlerësuar gjithë bllofin e opozitës dhe përpjekjen e Sali Berishës për t’i marrë zvarrë për hallet e tij.

Opozita shqiptare nuk mërzitet nga kritikat e Brukselit, as nga ironia e tyre, as nga cinizmi me spekullimin që ata bëjnë për zgjedhjet në Shqipëri. Opozita shqiptare mërzitet vetëm nëse nuk ja arrin qëllimit dhe qëllimi i saj mbetet mos hapja e negociatave dhe bllokimi i Reformës në Drejtësi.

Kjo e dyta falë presionit ndërkombëtar dhe tejkalimit të disa ngërçeve administrative, po ecën, dhe nuk mund të frenohet. Nëse Bashkimi Europian përdor hapjen e negocitave si një mënyrë për t’i deinkurajuar ata, nuk ka nevojë të vijë t’i kritikojë apo sulmojë në Tiranë, dhe as të dëgjojë parrulla patriotike nga Kryemadhi e Basha, që duan të “ruajnë sovranitetin” e Shqipërisë nga Bashkimi Europian. Ata heshtin vetë.

E vetmja gjë që e bën të pavlefshëm gjithë aksionin opozitar, është hapja e negociatave, të cilën realisht nuk e meritojmë në këto kushte politike. Por ai është vendimi që mund t’u vërë fre gjithë skenarëve për destabilizim apo ëndrrave për “pranvera ruse” në Ballkan.

Marrë nga Tema

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione be celja e negociateve djegia e protestave te opozites shqiperia be celja e negociateve djegia e protestave te opozites shqiperia

Sondazh

Poll

Insights 28 Shkurt 2019, 19:33

Turpi i Kolegjit

Te shkarkosh Antoneta Sevdarin dhe te mbash ne detyre A.Malaj etj, eshte si nata me diten! Po cti besh, kur te bejne gjyqin e te shkarkojne ata si S.Çomo...

Insights 28 Shkurt 2019, 06:26

Pse mendoj se Rama do dorëhiqet si kryeministër

Edi Rama po pret që dikush nga lart në Uashington apo Bruksel, edhe në Berlin, t’i thotë “hap udhë që vendi të mos destabizilohet, ndonëse je me zgjedhje si kry...

Insights 27 Shkurt 2019, 09:05

Pesë mite të Rilindjes për djegien e mandateve

Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e li...