Insights

Sali Berisha, a të ka përkëdhelur njeri në fëmijëri?

27 Shkurt 2019, 21:42 Nga DOSJA
Sali Berisha, a të ka përkëdhelur njeri në

Nuk përtova dhe u hodha një sy gjithë profileve të tyre personale në rrjetet sociale. Shumica kanë llogari në Twitter ku rrallë e për mall postojnë dy rreshta reagime por që trondisin me vlerësimet ose reagimet e tyre.

Sikur një moment të vetëm shumica e tyre të kopjonin këtë tonin, do bëhej thagma. Imagjinoni sikur ish presidenti amerikan George W. Bush të shkruante si Sali Berisha çdo dite ne facebook për vjedhjet, perdhunimet, shitjen e drogës apo vrasjet ne Amerikë?

7 lajme në çdo sekondë dhe Amerika nxihej, qytetaret amerikanë do aplikonin per llotarine shqiptare e do vinin te lanin pjatat ne restorantet e Korçës. Sikur ish-kryeministri britanik John Major te qendiste lajmet ordinere qe ndodhin ne ishullin ku jeton, aq sketere do dukej jeta angleze sa çunat e Liverpulit do vinin te shisnin kokainë nëpër rrugët e Krumës së Hasit të Kuksit.

Madje edhe Silvio Berlusconi te ishte aq aktiv sa Saliu, kurvat e Pescaras do vinin të palloheshin rrugicave të errëta të Shëngjinit…

Dialektika e komunikimit publik virtual te Sali Berishes ka brenda saj mallkim, brengë, xhelozi dhe mënxyrë. Neper rreshta e fjali gjen vetëm sharje, inate, vajtim, ofendime. Një burrështetas 80 vjeçar flet pak, rrallë, i bie kambanës fort dhe i peshon fjalët që nxjerr nga goja apo tastiera e kompjuterit.

Ishte student i mjekësise, u bë pedagog, mjek, u anetaresua ne Partine Komuniste, i gjeten edhe shtepi edhe nuse ne mes te Tiranes, u be president republike, lider opozite, kryeminister vendi, deputet pa limit por kurrë nuk u ndje i lumtur.

Shkoi ne OKB, ne Shtepine e Bardhe, ne NATO, në Bashkimin Evropian, udhetoi ne çdo kontinet, ka pasuri pafund, ka dy femije, eshte berë gjysh, ka niper e mbesa por kurrë nuk bezeqeshi i lumtur.

Çfarë e mundon dhe çfarë i mungon?

Sot ne zgrip te moshes duhet te ftohej ne universitetet prestigjoze te mbante leksione mbi demokracine dhe lirinë. Duhet te ftohej ne organizmat nderkombetare te jepte ide e kontribute. Duhet te shkruante editoriale nje here ne 6 muaj per çeshtjet e rajonit ne mediat kualitative nderkombetare por…por si grua e keqe e përdalë merret me fëmijet e kundershtareve, me familjet, me vjedhjet e ushqimoreve, me masturbimet e adoleshenteve, me pijanecët e mejhaneve, me fatorinot e linjave urbane.

Më thuaj o plak, o burrë, o rrob i Zotit, më trego çfarë të mungon e të mundon?

E di që u linde e u rrite në Viçidolin e pasur me pemë e me ajër të freskë, në Viçidolin e varfër me tavolinën bosh pa bukë. Nuk kishe bukë por a kishe dashuri?

Nuk kishe dhallë por a të këndonte ndokush ninulla në djep? Nuk kishe pelena pë të veshur por a të përqafonte dikush? 

Nuk kishe radio a libra por a të tregonte njeri përralla? Nuk kishe dritë por a të puthte dikush te syri?

Fëmijëria jotë ka qenë një brengë e hirtë dhe unë e kuptoj sa herë që flet dhe shkruan. Ti vuan sepse nuk i riparon dot vitet e fëmijërisë dhe të adoleshencës dhe mallkimet, vrasjet, fyerjet i përdor si lodra. Ato lodra që të munguan kur duhej te formoheshe. Gjithësesi ti nuk na e prish dot lumturinë tonë kolektive. Ne të tjerëve na kanë puthur qysh fëmijë dhe vazhdojnë të na duan edhe tani që po plakemi!

Marrë nga Facebook

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione bledi mane denoncimet e berishes sali berisha bledi mane denoncimet e berishes sali berisha

Sondazh

Poll

Insights 27 Shkurt 2019, 09:05

Pesë mite të Rilindjes për djegien e mandateve

Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e li...

Insights 27 Shkurt 2019, 06:40

KLP-ja e re me huqe të vjetra

Nje nga arsyet pse nderkombetaret ndermoren iniciativen per ndryshimet ligjore qe tashme njihen si “Reforma ne Drejtesi” ishte edhe mungesa e transparences. Ne ...

Insights 26 Shkurt 2019, 12:01

Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës!

Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetër...

Insights 26 Shkurt 2019, 10:51

Për ata që presin t’i shpëtojë Amerika

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të ke...

Insights 25 Shkurt 2019, 11:39

Lajmet që japin shpresë

Degradimi i sotëm politik nuk përbën lajm sepse është sëmundje e vjetër kronike e politikës në vënd. Edhe që emri PD del shpesh në pah sërisht nuk përbën lajm. ...

Insights 24 Shkurt 2019, 21:09

Mos i fol shoferit

Politika shqiptare vuan nga sindroma “mos i fol shoferit”. Nuk bëhet fjalë për sindromë të re, tejet të rrallë, por është vënë re se ka prekur jo një pjesë, por...