Bota

Dënohet vrasësi serial i... pulave në Kinë!

Dy burrat thuhet se ishin grindur që kur fqinji, i quajtur Zhong, i preu pemët e të pandehurit Gu pa leje në prill 2022.

9 Prill 2023, 16:04 Nga k.m.
Dënohet vrasësi serial i... pulave në Kinë!
Foto ilustruese


KINË-
Ekziston një thënie e vjetër kineze: Vrite pulën për të trembur majmunin - që do të thotë se mënyra më e mirë për të frikësuar një kundërshtar të madh është të shkatërrosh fillimisht një më të vogël. Kjo duket se është praktikuar nga një burrë në Kinë, i cili u dënua pasi u shpall fajtor për vrasjen masive të 1100 pulave që i përkisnin fqinjit të tij, me të cilin ishte në mosmarrëveshje.

Dy burrat thuhet se ishin grindur që kur fqinji, i quajtur Zhong, i preu pemët e të pandehurit Gu pa leje në prill 2022. Gjykata në qarkun Hengyang në provincën Hunan të Kinës qendrore zbuloi se Gu kishte hyrë fshehurazi në fermën e pulave të Zhong më shumë se një herë gjatë natës.

Elektriku i dorës që ai ndezi shkaktoi panik tek pulat të cilat u grumbulluan në një qoshe nga frika dhe qindra prej tyre ngordhën. Herën e parë që Gu hyri në pronën e fqinjit të tij, 500 pula ngordhën dhe ai u arrestua dhe u detyrua të paguante Zhong 436 dollarë si dëmshpërblim.

Por ai nuk u ndal me kaq dhe u kthye në fermën e fqinjit për herë të dytë, duke vrarë 640 pula. Autoritetet kineze vlerësuan se 1,100 pulat e ngordhura vlejnë gjithsej 13,840 juanë (2,015 dollarë) dhe e dënuan fqinjin me 6 muaj burg duke marrë parasysh pendesën që ka shprehur për krimin e tij.

kine

Sondazh

Poll