Aktualitet

43-vjeçari vrau kunatën dhe veten/ Flet babai: Shkonin shumë mirë, se di si ndodhi kjo gjë

Madje shtoi se të dy shkonin shumë mirë, si motër dhe vëlla.

9 Prill 2023, 15:47 Nga k.m.
43-vjeçari vrau kunatën dhe veten/ Flet babai: Shkonin shumë
Pamje nga intervista

TIRANË- Babai i Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën dhe më pas edhe veten ka thënë se mes tij dhe kunatës, Migenës, nuk ka pasur kurrë konflikte. Madje shtoi se të dy shkonin shumë mirë, si motër dhe vëlla.

“Ata kanë shkuar mirë, ajo i bënte kafen shkonin shumë mirë. Se di si e bëri këtë punë ai unë nuk e kuptoj. Që të qëllosh me armë zjarri mbi gruan e vëllait!,”-tha ai. 

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai ka thënë gjithashtu se Rolandi nuk ka qenë kurrë pjesë e Forcave të Armatosura, ai kishte punuar si gomist por dy ditë para ngjarjes kishte lënë edhe punën. 

“Erdhi e më tha babi unë nuk shkoj më në punë. Pse i thashë, nuk shkoj më tha. Po mirë i thashë,”-tha babai i Roland Sinanit.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

ronald sinani migena sinani vrasje ne shkoze

Sondazh

Poll