Bota

Mbytet një tjetër anije në Tunizi, zhduken 20 persona, 17 të tjerë shpëtohen, 2 të plagosur rëndë

Garda Kombëtare e Tunizisë tha të premten se më shumë se 14,000 refugjatë, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, u kapën ose u shpëtuan në tre muajt e parë të vitit ndërsa përpiqeshin të kalonin në Evropë, pesë herë më shumë se shifrat e regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

8 Prill 2023, 17:30 Nga F.M
Mbytet një tjetër anije në Tunizi, zhduken 20 persona, 17 të
Tunizi

TUNIZI- Të paktën 20 persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që po përpiqej të kalonte Mesdheun u mbyt pranë Tunizisë. Mediat shkruajnë se rojet bregdetare shpëtuan 17 të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, pasi anija u fundos në brigjet e Sfax.

Javët e fundit, dhjetëra janë zhdukur ose kanë vdekur në disa aksidente ujore në brigjet e Tunizisë. Tunizia ka zëvendësuar Libinë si një pikënisje kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.

Garda Kombëtare e Tunizisë tha të premten se më shumë se 14,000 refugjatë, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, u kapën ose u shpëtuan në tre muajt e parë të vitit ndërsa përpiqeshin të kalonin në Evropë, pesë herë më shumë se shifrat e regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Patrullat e rojes bregdetare parandaluan 501 përpjekje klandestine për të kaluar kufirin detar dhe shpëtuan 14,406 refugjatë duke përfshirë 13,138 të tillë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane, nga 1 janari deri më 31 mars,”- thuhet në një deklaratë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se Evropa rrezikonte të shihte një valë të madhe refugjatësh që mbërrinin në brigjet e saj nga Afrika e Veriut nëse stabiliteti financiar në Tunizi nuk do të ruhej.

Meloni i bëri thirrje Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe vendeve të tjera që të ndihmojnë Tunizinë shpejt për të shmangur kolapsin e saj.

Ministri i Jashtëm tunizian Nabil Ammar tha javën e kaluar se vendi kishte nevojë për fonde dhe pajisje për të mbrojtur më mirë kufijtë e tij. Tunizia ka marrë pajisje nga Italia në vitet e kaluara, por Ammar tha se ato ishin të vjetruara dhe jo të mjaftueshme.

mbytet anija ne tunizi

Sondazh

Poll