Art&Argëtim

Afrona thyen heshtjen për lidhjen me Bleron: Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë

Modelja tha se së fundmi ka pasur nevojë që të qëndrojë në heshtje dhe të merrej me punën e saj, në mënyrë që të ishte më e qetë pas gjithë historisë që nisi të qarkullonte në media.

7 Prill 2023, 23:01 Nga F.M
Afrona thyen heshtjen për lidhjen me Bleron: Marrëdhënia
Afrona Dika

KOSOVË- Modelja Afrona Dika ka treguar arsyet që e çuan drejt ndarjes me këngëtarin Blero Muharremi. Në një intervistë për Prive, Afrona tha se arsyeja e ndarjes ishte se ajo lidhje nuk po funksiononte më. Modelja tha se së fundmi ka pasur nevojë që të qëndrojë në heshtje dhe të merrej me punën e saj, në mënyrë që të ishte më e qetë pas gjithë historisë që nisi të qarkullonte në media.

“Nuk po funksiononte më, çdo herë e kemi shtyre, por më në fund morëm një vendim. Kam pasur nevojë për heshtje dhe të punoja, madje, puna më ndihmoi shumë gjatë asaj periudhe. Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë. Aktualisht jam në një lidhje dashurie dhe jam shumë e lumtur,”- tha Afrona.

afrona dika blero muharremi

Sondazh

Poll