Aktualitet

EMRAT/ Plagosi 3 moshatarët e tij me thikë, vetëdorëzohet në Polici 18-vjeçari në Shkodër

Mësohet se i riu plagosi sot për motive të dobta, tre të rinjtë Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç, pasi i ngacëmuan të dashurën në lokal.

7 Prill 2023, 20:45 Nga I.A
EMRAT/ Plagosi 3 moshatarët e tij me thikë, vetëdorëzohet
Policia

SHKODËR- Aldo Hasani, 18-vjeçari që plagosi sot 3 bashkëmoshatarët e tij në Shkodër është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se i riu plagosi sot për motive të dobta, tre të rinjtë Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç, pasi i ngacëmuan të dashurën në lokal. Mbi 18-vjeçarin rëndon akuz e plagosjes së rëndë me dashje.   

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë, të ndodhur mesditën e sotme. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua, shërbimet e Komisaritait të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Shkodër, janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme, në akse rrugore dhe në lagjet e qytetit të Shkodrës.

Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale. Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P. Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

plagosje ne shkoder aldo hasani xhejson plepi ersid tula kledis hoxha

Sondazh

Poll