Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

7 Prill 2023, 18:14 Nga I.A
Aksident në Durrës, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi
Foto Ilustruese

DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor në lagjen 14. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll