Aktualitet

Në kërkim të Suel Çelës? RENEA zbarkon në Elbasan, shoqëron 4 persona te tregu Agroushqimor

Aksioni po zhvillohet aktualisht tek zona e njohur si tregu AgroUshqimor, por ende është në vijim.

7 Prill 2023, 14:52 Nga k.m.
Në kërkim të Suel Çelës? RENEA zbarkon në
Foto ilustruese

ELBASAN- Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan. Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Aksioni po zhvillohet aktualisht tek zona e njohur si tregu AgroUshqimor, por ende është në vijim. 

Tregu është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, i cili është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet se ka porositur vrasje të zbuluara në dosjen ‘Plumbi i Artë’.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i disa ngjarjeve të mbetura në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, por Dumani tha se ai kishte kërkuar dhe vrasjen e Lulzim Mashës.

elbasan renea ne elbasan

Sondazh

Poll