Bota

Masakër në Nigeri/ Barinjtë sulmojnë me armë zjarri në një fshat, vriten 46 persona

Benue ka qenë një nga shtetet më të goditura nga përleshjet mes fermerëve dhe barinjve, të cilët ata i akuzojnë për shkatërrimin e tokës bujqësore me bagëtitë e tyre që kullosin.

7 Prill 2023, 19:11 Nga a.l
Masakër në Nigeri/ Barinjtë sulmojnë me armë zjarri
Nigeri

NIGERI- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në një fshat në Nigeri. Mediat e huaja raportojnë se dyshohet se disa barinj kanë sulmuar me armë zjarr në Umogidi në Benue, ku përplasjet midis barinjve nomade dhe fermerëve të vendosur që konkurrojnë për tokë dhe burime, janë kthyer në normale. Nga sulmi me armë, 46 persona kanë mbetur të vdekur. 

46 trupa u gjetën. Shumë njerëz janë ende të zhdukur, kështu që numri i të vrarëve mund të jetë më i lartë,“tha Paul Hemba, një këshilltar sigurie i guvernatorit të shtetit Benue, të premten. Ai fajësoi barinjtë që ai tha se kishin sulmuar komunitetet lokale gjatë muajit të fundit.

Nuk dihet ende motivi i ngjarje, ndërsa mediat e huaja raportojnë se, Benue ka qenë një nga shtetet më të goditura nga përleshjet mes fermerëve dhe barinjve, të cilët ata i akuzojnë për shkatërrimin e tokës bujqësore me bagëtitë e tyre që kullosin.

sulm ne nigeri

Sondazh

Poll