Sport

Al-Khelaïfi menaxhon vetë ‘krizën’, bisedon me lojtarët në dhomën e zhveshjes…

Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaïfi ishte në Camp des Loges të premten në mëngjes për të biseduar me lojtarët e tij dhe për të ndjekur stërvitjen, një shenjë e rëndësisë së udhëtimit në Nice këtë të shtunë, për ditën e 30-të të Ligue 1

7 Prill 2023, 16:31 Nga DOSJA
Al-Khelaïfi menaxhon vetë ‘krizën’, bisedon me

FRANCE - Nën një diell të bukur pranveror, parizienët u stërvitën mëngjesin e kësaj të premteje në Camp des Loges. Lojtarët janë 24 orë larg një ndeshjeje tejet e rëndësishme për fundin e sezonit në Nice (8), skuadër e pamposhtur prej 14 ndeshjesh në të gjitha garat (8 fitore dhe 6 barazime), për ditën e 30-të të kampionatit. Atmosfera ishte e heshtur por studioze.

Pasi diskutoi një çerek ore të gjatë me këshilltarin e tij të posaçëm Luis Campos,  presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaïfi i ndoqi sa më afër lojtarët gjatë stërvitjes, ashtu siç bën në prag të ndeshjeve të Champions League. Ai foli edhe me trajnerin Christophe Galtier, nën presion pas dy humbjeve (në shtëpi) radhazi në L 1.

Më herët në dhomat e zhveshjes kishte folur presidenti parizien, i cili mbajti një fjalim unifikues dhe mobilizues. Në fushë ka qëndruar pranë stafit dhe ka ndjekur me kujdes seancën.

Ekipi i tij do të udhëtojë në Nice me mangësi të disa elementë të rëndësishëm. Përveç  mungesave të Kimpembe (këputje e tendinit të Akilit) dhe Mukiele (konvaleshencë), mungojnë edhe Marco Verratti dhe Juan Bernat. I pari mbeti në trajtim për një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë që do ta bëjë të humbasë udhëtimin në Nice dhe i dyti vuan nga një kontuzion i kyçit të këmbës së djathtë.

Për të kompensuar mungesat e tij, trajneri përfshiu disa të rinj në stërvitje si Hugo Lamy, Vimoj Muntu Wa Mungu, Youness El Hannach dhe Nehemiah Fernandez-Veliz.  Mbrojtësi spanjol Sergio Ramos, i cili rifilloi të mërkurën, po aplikon për një vend në 11-shen startuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll