Sport

Ancelotti mendon se Benzema, Kroos dhe Modric, duhet të qëndrojnë te Real Madridi

Në fund të kontratës në qershor, Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos janë ende thelbësorë për Real Madridin. I pyetur për të ardhmen e tre lojtarëve të domosdoshëm në sistemin e tij, Carlo Ancelotti mendon se ata do të jenë ende te Real Madrid sezonin e ardhshëm.

7 Prill 2023, 16:03 Nga DOSJA
Ancelotti mendon se Benzema, Kroos dhe Modric, duhet të qëndrojnë

SPANJE - Në moshën 37, 35 dhe 33, respektivisht, Luka Modric, Karim Benzema dhe Toni Kroos, a do të jenë ende në Real Madrid sezonin e ardhshëm? Ende mbresëlënëse këtë sezon, treshja e mbi 30-vjeçarëve ishte përcaktuese gjatë fitores bindëse në fushën Camp Nou, në një ‘El Clasico’ të vlefshme për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit (4-0). 

Si për kujtesë, Benzema, Modric dhe Kroos kanë te Real Madrid që nga viti 2009, 2012 dhe 2014 respektivisht, dhe kanë fituar një mori titujsh, duke përfshirë disa Champions League, duke u bërë legjenda në një nga klubet më të mëdha në botë.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti tregoi besimin për të ardhmen e lojtarëve të tij të fortë të premten, teksa treshja diskuton për zgjatjen e kontratave që skadojnë në fund të sezonit. “Mendoj se do të qëndrojnë”,- tha trajneri italian.

Por nëse të tre do të mbesin pjesë kyçe në sytë e teknikut transalpin, Ancelotti paralajmëroi se kërkimi për një zgjatje, nuk duhet t'i përjashtojë drejtuesit nga të menduarit përtej rasteve të tyre, edhe nëse ai thotë se ishte i kënaqur me lojtarët e rinj: “Duhet të mendojmë edhe për ditën kur do të ndalojnë. Ne duhet ta shikojmë të ardhmen e klubit nga një kënd tjetër. Kemi lojtarë të rinj fantastikë, (Eduardo) Camavinga, (Aurélien) Tchouameni, (Federico) Valverde dhe (Dani) Ceballos, të cilët do të simbolizojnë një epokë të re ”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll