Bota

Rritet mundësia e konfliktit! Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e Gazës, objektiv forcat palestineze të Hamasit

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit në netë të njëpasnjëshme në fillim të kësaj jave.

7 Prill 2023, 07:54 Nga A.B
Rritet mundësia e konfliktit! Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e
Sulmi

LIBAN-Izraeli ka bombarduar Libanin dhe Rripin e Gazës në Lindje të Mesme. Ushtria izraelite ka raportuar se ka goditur objektiva që lidheshin me grupin militan palestinez të Hamasit brenda Libanit dhe Rripit të Gazës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se infrastruktura ‘terroriste’ e Hamasit u godit në Libanin jugor.

Sulmet me raketa ndaj Izraelit rrisin mundësinë e një konflikti më të gjerë

Ushtria izraelite tha se 34 raketa u hodhën përtej kufirit dhe se 25 u rrëzuan nga sistemi i saj i mbrojtjes ajrore “Mburoja e Çelikut”. Pesë raketa të tjera goditën territorin izraelit dhe sulmet e tjera janë duke u hetuar, thuhet më tej në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Numri jashtëzakonisht i madh i raketave ngjalli frikën për një luftë më të gjerë, pasi armiku i Izraelit, grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Gjatë dy ditëve të fundit, tensionet janë rritur në zonën ku ndodhet Xhamia Al-Aksa në Jeruzalem dhe në zonat përgjatë kufirit të tensionuar të Izraelit me Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për një “përgjigje agresive”.

“Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë një çmim për çdo akt agresioni”, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se izraelitët mbeten të bashkuar përballë kërcënimeve të jashtme pavarësisht dallimeve të tyre politike.

Në një konferencë me gazetarët, nënkoloneli Richard Hecht, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se kishte një lidhje të qartë midis sulmit me raketa dhe trazirave të fundit në Jeruzalem.

“Është një ngjarje e lidhur me palestinezët”, tha ai, duke shtuar se grupet militante të Hamasit ose të Xhihadit Islamik mund të jenë përfshirë në sulmet me raketa.

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit në netë të njëpasnjëshme në fillim të kësaj jave. Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe kanë shkaktuar zemërim në rajonin më të gjerë./Dosja.al

sulm ne liban

Sondazh

Poll