Art&Argëtim

Reklamon pije alkoolike, rrjeti kritikon Jennifer Lopez: E kuptojmë, paratë janë para por ti nuk pi

Ndjekësit u zhgënjyen nga vendimi i saj për të promovuar një markë alkooli.

6 Prill 2023, 14:38 Nga A.B
Reklamon pije alkoolike, rrjeti kritikon Jennifer Lopez: E kuptojmë,
Jennifer Lopez

SHBA- Jennifer Lopez e gjeti veten në një pozitë të vështirë pasi është kritikuar shumë pas zgjedhjes që bëri për të reklamuar një markë pijesh alkoolike. Ylli latin ka marrë reagime nga fansat e saj, të cilët zbuluan se ajo nuk ishte duke pirë duke mos e bërë të besueshme që të reklamojë.

Kam dekada që punoj pa ndërprerje dhe po e kuptoj gjithnjë e më shumë se sa e rëndësishme është të shijosh jetën”, thotë këngëtarja në videon që promovon pijen. 

"Unë thjesht doja të krijoja diçka më të mirë diçka me shije më të mirë, përbërës më të mirë, diçka që do të doja ta pija me miqtë dhe familjen time, dhe kjo është Delola."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Vetëm pak minuta pasi Lopez ngarkoi videon, shumë nga 240 milionë ndjekësit e saj u zhgënjyen nga vendimi i saj për të promovuar një markë alkooli.

"Uau. Kjo është zhgënjyese”, ka shkruar një person. “Pse nuk krijoni një markë pa alkool, duke qenë se jeni shprehur hapur për efektet negative të alkoolit dhe keni thënë gjithashtu se nuk pini vetë? Kjo duket shumë e çuditshme për ju, sinqerisht është e çuditshme që po shisni alkool."

Një tjetër ra dakord, duke shkruar: 'Jlo ti nuk pi. Kjo është si diçka që dihet dhe është vënë në dukje shumë herë. Domethënë... e kuptoj - paratë janë para, por ju nuk pini alkool.' 

Ndër komentet negative, ishte dhe pyetja se përse zgjodhi të lançonte një markë alkooli, duke pasur parasysh problemet e së kaluarës së burrit të saj, Ben Affleck me alkoolin./Dosja.al

jennifer lopez

Sondazh

Poll