Bota

Ish luftëtari i UÇK-së Arben Osa humb jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Austri

Njoftimin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij në rrjetet sociale.

6 Prill 2023, 21:51 Nga I.A
Ish luftëtari i UÇK-së Arben Osa humb jetën aksidentalisht
Arben Osa

KOSOVË- Ish-ushtari i UÇK-së nga Rahoveci, Arben Osa ka humbur jetën ditën e sotme. Njoftimin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij në rrjetet sociale. Osa ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Austri.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar gardista, shokë, miqë e dashamirë, ju njoftojmë se aksidentalish sot ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Austri luftëtari i UÇK-së, gardisti i TMK-së dhe shoku ynë Arben Osa nga Rahoveci. Për detaje tjera ju njoftojmë më vonë. Ngushëllime familjes Osa dhe të gjithë atyre që e njohën Arbenin.

arben osa

Sondazh

Poll