Bota

McGonigal/ Washington Times: Departamenti i Drejtësisë pranon se fshehu provat ‘pa dashje’

Williams tha gjithashtu se ai pret që kërkesa shtesë për zbulim të vijnë nga avokatët mbrojtës dhe premtoi se do të jetë më i përgjegjshëm.

6 Prill 2023, 20:43 Nga F.M
McGonigal/ Washington Times: Departamenti i Drejtësisë pranon se
Charles McGonigal

SHBA- Departamenti i Drejtësisë pranoi të enjten se "pa dashje" ua fshehu provat avokatëve mbrojtës që përfaqësonin një ish-zyrtar të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet për komplot me Rusinë për të shkelur sanksionet amerikane. Washington Times shkruan se në një letër drejtuar gjykatëses së qarkut të Manhattan-it Jennifer Rearden, prokurori i Departamentit të Drejtësisë, Damian Williams, tha se ekipi i tij gabimisht harroi t'i dorëzonte katër kategori provash ekipit mbrojtës të ish-zyrtarit të FBI- së Charles McGonigal gjatë procesit të hetimit.

"Në shqyrtimin e dosjeve tona, qeveria identifikoi disa artikuj që ishin lënë pa dashje pa u dorëzuar. Qeveria pret të bëjë një dorëzim shtesë me këto materiale deri në fund të javës,”- shkruante Williams.

Sipas letrës së Williams, prokurorët hoqën dorë nga fletëthirrjet shtesë, dokumentet shtesë nga dosjet hetimore të FBI-së, materialet e gjetura në pajisjet elektronike të sekuestruara që nuk ishin përfshirë në grupet e prodhuara më parë, dhe të dhënat në lidhje me aplikimet për ‘pen register’. ‘Pen register’ është një pajisje elektronike që regjistron të gjithë numrat nga një linjë telefonike e caktuar.

Williams tha gjithashtu se ai pret që kërkesa shtesë për zbulim të vijnë nga avokatët mbrojtës dhe premtoi se do të jetë më i përgjegjshëm.

Letra vjen më shumë se tre muaj pas arrestimit të McGonigal, i cili ishte agjenti special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.

Prokurorët thonë se McGonigal pranoi pagesa sekrete nga miliarderi rus Oleg Deripaska në këmbim të hetimit të një oligarku rival, sipas dokumenteve të gjykatës.

Dy muaj më parë, në Shqipëri u publikua aktakuza e FBI për ish-zyrtarin e arrestuar tashmë Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll