Bota

Osmani pret në zyrë ambasadorin Hovenier, në fokus bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi

Në fokus të bisedimeve janë zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

6 Prill 2023, 18:53 Nga a.l
Osmani pret në zyrë ambasadorin Hovenier, në fokus bisedimet
Vjosa Osmani dhe Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në fokus të bisedimeve janë zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvillon takime të rregullta me krerët institucional, ku informohet në detaje me procesin e dialogut me Serbinë.

vjosa osmani

Sondazh

Poll