Bota

Nis sërish protesta për reformat në Francë/ I vihet flaka restorantit të preferuar të Macron, para bashkisë hidhen minj të ngordhur

Ata nuk kanë kursyer as restorantin e pereferuar të presidentin Macron, së cilës i është vënë flaka. Situata është përshkallëzuar pasi ata janë zhvendour në ambientet para bashkisë deh kanë hedhur minj të ngordhur. 

6 Prill 2023, 19:46 Nga a.l
Nis sërish protesta për reformat në Francë/ I vihet flaka
Restoranti i Macron

FRANCË- Kanë nisur sërish protestat kundë reformave  të pensioneve në Francë. Mediat e huaja raportojnë se, qarkullimi i automjeteve është ndaluar, poashtu rruga për në aeroportin kryesor të Parisit është bllokuar. Policia hodhi re gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën por pa rezultat. Marshimi ka vijuar. 

Raportohet se edhe këtë herë protestuesit kanë shkaktuar kaos duke u vënë flakën subjekteve dhe hapësirave publike. Ata nuk kanë kursyer as restorantin e pereferuar të presidentin Macron, së cilës i është vënë flaka. Situata është përshkallëzuar pasi ata janë zhvendour në ambientet para bashkisë deh kanë hedhur minj të ngordhur. 

Përpjekja e Macron për të rritur moshën kombëtare të pensionit nga 62 në 64 vjeç ka ndezur një stuhi zemërimi prej muajsh në publik. Bisedimet midis liderëve të sindikatave dhe kryeministres Elisabeth Borne u ndërprenë të mërkurën pa rezultat, duke krijuar terrenin për kthimin e protestuesve në rrugë, ndërsa sindikatat thirrën edhe një ditë tjetër proteste për 13 prillin.

proteste ne france

Sondazh

Poll