Bota

Hodhi nga shkëmbi gruan shtatzënë në Skoci, burri dënohet me 20 vjet burg

Çifti ishte martuar disa muaj më parë, por gruaja donte divorcin për shkak të sjelljes së bashkëshortit.

6 Prill 2023, 13:32 Nga k.m.
Hodhi nga shkëmbi gruan shtatzënë në Skoci, burri
Kasif Anwar

SKOCI- Një burrë që hodhi gruan e tij nga shkëmbi e u dënua me 20 vite burg. Autori është 29-vjeçari Kasif Anwar, i cili në shtator 2021 hodhi gruan e tij Fauzia Javed, 31 vjeç. Javed, pak para vdekjes së saj, i kishte thënë një oficeri policie se burri i saj e kishte shtyrë, por ai kishte pohuar se ai rrëshqiti dhe e shtyu aksidentalisht gruan.

Viktima ishte 17 javë shtatzënë.

Anwar, në atë kohë një praktikant në një optik, dhe Javed ishte takuar me të kur shkoi bashkë me nënën e saj për të blerë syze të reja. Çifti u martua në Krishtlindjet e 2020-tës. Megjithatë, siç raportohet nga BBC, Javed shpejt u shqetësua për sjelljen e dhunshme të burrit të saj.

Disa muaj më vonë, ajo filloi të mendonte për t'i dhënë fund martesës. Në fillim të shtatorit 2021, çifti shkoi në Edinburg për disa ditë. Ata arritën në vendin ku ajo u gjet e vdekur pasdite për të parë perëndimin e diellit. Por duke qenë se ishin vonë ata vendosën të ktheheshin dhe të bënin një selfie në një shkëmb.

Aty Anwar tha se gruaja e tij humbi ekuilibrin dhe ra nga një shkëmb 15 metra i lartë. Pavarësisht lëndimeve të rënda në kokë, gruaja arriti t'i tregonte një oficeri policie se burri e kishte shtyrë, e më pas ndërroi jetë disa minuta më vonë, ndërsa Anwar u arrestua po atë natë.

kasif anwar fauzia javed

Sondazh

Poll