POLICIA HESHT- Kërcënon dhe dhunon qytetarin në mes të ditës, kryebashkiaku i Pukës mohon akuzat: Janë shpifje të PD-së (NGJARJA)
Dhuna dhe kërcënimet e bëra nga kryebashkiaku i Pukës u filmuan me video, por Gjon Gjonaj ia hedh fajin kundërshtarëve, Partisë Demokratike.
PUKË- Dhuna dhe kërcënimi i bërë nga kryetari i Bashkisë nuk përbën problem për Policinë në Pukë. Dhe pse e faktuar me video (momenti kur kryebashkiaku kap për fyti qytetarin e më pas e kërcënon) Gjon Gjonaj i hedh të gjitha poshtë.
'Dosja.al' publikoi momentin kur Gjonaj shfaqej në mes të rrugës, duke kapur qytetarin nga fyti e duke e kërcënuar. Arsyet nuk u sqaruan, pasi dëgjohej vetëm zëri i Gjonajt i cili i kërkonte që të largohej. E gjithë skena, ishte duke u ndjekur 'live' nga një efektiv i Policisë, i cili as nuk denjon që të ndërhyjë apo të flasë diçka.
"Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…"
Sipas personave të tjerë që ishin dëshmitarë të këtij sherri, përveç kërcënimeve, kryebashkiaku edhe e ka dhunuar verbalisht. Policia dhe vetë personi që u dhunua nuk kanë reaguar por ka qënë vetë Gjonaj ai i cili i doli për 'zot' vetes.
Ai u shpreh për mediat, se ngjarja nuk është ashtu siç duket në video. Gjonaj akuzon drejtëpërdrejtë Partinë Demokratike se po kërkon t'i prishë imazhin, në kuadër të fushatës zgjedhore. Po ashtu, kryebashkiaku thotë se personi në fjalë është njeri i tij e është përgjegjës për ekipet e moshave.
Gjonaj mohon të ketë pasur kërcënime duke shtuar se ajo ishte thjesht një tërheqje vëmendje e se nuk kishte asnjë problem mes tyre.
"Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri i imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im. Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që ti përdorin në fushatë. Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. S'ka asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë"
Nëse kapja nga fyti dhe termi 'do të bëj të çuditesh' nuk janë kërcënim dhe dhunë për Policinë e Shtetit, lind pyetja, çfarë konsiderohet e tillë?/Dosja.al
Sondazh
"Mega aferë"/ Bylykbashi dhe Vokshi kërkesë për komision hetimor për Portin e Durrësit: Do e padisim për herë të dytë edhe në Kushtetuese
Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi depozituan ditën e sotme n&...
Kosova pjesë e Serbisë në hartën pas Ramës, Berisha: Nuk është hera e parë, argati i Vuçiçit
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me hartën e Kosovës në një aktivitet t&eu...
FOTO - 'Do të jetë mrekulli'/ Belind Këlliçi i shpjegon transportin publik falas Manush dhe Bardhylka Thanasit
Belind Këlliçi, Manush dhe Bardhylka Thanasi Manush Thanasi dhe Bardhylka Thanasi kanë punuar shumë vite në profesion...
ME VIDEO/ Kryetari i bashkisë Pukë kërcënon qytetarin: Mos të të shoh, për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh! (Polici i vëzhgon)
Momenti i sulmit PUKË- Kryetari aktual i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj nuk është përmbajtur duke kërcënuar një qy...
Rusia organizon mbledhje në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria ikën nga seanca: Provokim cinik, Belova duhet të arrestohet
Ferit Hoxha SHBA- Ambasada Shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se Shqipëria...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi çështjen ‘Gjinushi’, Zhupa: Do t'i drejtohemi sërish me një kërkesë të re
Ina Zhupa, Skender Gjinushi TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike do t'i drejtohen me një kërkesë të re Gjykatës ...
Një ditë pas takimit në Shkodër, Meta: Sa herë vij këtu, besoj shumë se më 14 Maj ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm
Ilir Meta TIRANË- Një ditë pas takimit me qytetarët në Shkodër, kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka nj&eu...
Do ketë arrestime të politikanëve? Hohmann: Presim rezultate konkrete nga drejtësia
Christiane Hohmann TIRANË-Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka komentuar takimin e fundit që zhvilloi...
Përse nuk u takua me Alibeajn? Diplomatja e BE: Ne ndërveprojmë vetëm me deputetët që janë vendimtarë
Christiane Hohmann TIRANË- Diplomatja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann ka deklaruar se pjesë e punës së saj është t&e...
BE paketë me 80 milionë euro për investime në Shqipëri, Hohmann: Ndihmon në mbajtjen e çmimeve të menaxhueshme
Christiane Hohmann TIRANË- Zyrtarja e lartë e BE, Christiane Hohmann ka deklaruar se vendi ynë do ketë mbështetje në lidhje m...
