Politike

Kosova pjesë e Serbisë në hartën pas Ramës, Berisha: Nuk është hera e parë, argati i Vuçiçit

Në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se Rama e ka postuar gjithashtu që një hartë të tillë edhe në vitin 2019.

6 Prill 2023, 11:28 Nga k.m.
Kosova pjesë e Serbisë në hartën pas Ramës, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me hartën e Kosovës në një aktivitet të rëndësishëm kur merrte pjesë edhe kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se Rama e ka postuar gjithashtu që një hartë të tillë edhe në vitin 2019.

"Argati i Vuçiçit, Edi Rama justifikoi hartën që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë si hartë të një kompanie të huaj?! Por me 19 nëntor të vitit 2019 postonte në facebook të tij këtë hartë!,"-shkruan Berisha.

Ndërsa nga ana tjetër vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama, justifikoi praninë e një hartës ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë. Dje, numri një i qeverisë tha se harta është përdorur gjatë prezantimit të një kompanie spanjolle dhe duke qenë se Spanja nuk e njeh Kosovën, harta e rajonit prezantohet në atë mënyrë.

sali berisha

Sondazh

Poll