Sport

‘Killeri’ i Premier Leagues, Erling Haaland, rikthehet në stërvitje me Man.Cityn... (VD)

I dëmtuar në ijë pak para pushimit ndërkombëtar, Erling Haaland u kthye në stërvitjen kolektive të Manchester City të mërkurën. Ai mund të kthehet këtë të shtunë kundër Southampton në Premier League.

5 Prill 2023, 19:46 Nga DOSJA

‘Killeri’ i Premier Leagues, Erling Haaland, rikthehet në

ANGLI - Erling Haaland humbi pushimin ndërkombëtar me Norvegjinë në fund të marsit dhe ndeshjen kundër Liverpool (4-1) të shtunën e kaluar, për shkak të një dëmtimi në ijë kundër Burnley në FA Cup më 18 mars.

Pas gati 3 javësh mungesë, sulmuesi norvegjez ka mundur të rikthehet këtë të shtunë kundër Southamptonit në kuadër të ditës së 30-të të Premier League.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit, një ‘killer’ i Premier League ka qenë i pranishëm në stërvitje këtë të mërkurë me Manchester Cityn, siç e ka bërë të ditur klubi mankunian në rrjetet e tij sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll