Sport

Një trajner kroat, vullnetar për kombëtaren e Ukrainës! Kërkon të punojë falas… e rrallë!

Ukrainasve u ofrohet një kroat për të qenë trajner i kombëtares së tyre: Ata janë të kënaqur, sepse ai do të punojë falas

5 Prill 2023, 19:09 Nga DOSJA

Një trajner kroat, vullnetar për kombëtaren e Ukrainës!

UKRAINE - Media të shumta botërore kanë raportuar se ish-lojtari i Hajdukut nga Spliti dhe i kombëtares kroate, dëshiron të drejtojë Ukrainën si trajner.

Dyshohet se Sllaven Bilic ka pasur një takim me drejtuesit e Federatë së Ukrainës, ku u ka premtuar se do të punojë falas. Trajneri dalmat u shkarkua nga Watford për shkak të një sërë rezultatesh të dëshpëruara, por deri në fund të kontratës përfiton një shumë prej 400.00 paund, pak më shumë se 455.000 euro.

Një trajner kroat, vullnetar për kombëtaren e Ukrainës!

Slaven Bilić fillimisht do të punojë falas dhe kur t'i mbarojë kontrata me Watfordin, atëherë do të dëshironte të nënshkruante një kontratë profesionale me Federatën e Ukrainës.

Pyetja e vetme është se çfarë do të ndodhë me Ruslan Rotan, trajnerin aktual të Ukrainës?

Kombëtarja e Ukrainës merr pjesë në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024. Ata luajtën një ndeshje dhe humbën nga Anglia me rezultat 2:0 në Londër.

Një trajner kroat, vullnetar për kombëtaren e Ukrainës!

Në qershor, Ukraina pritet të presë Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të presë Maltën.  Gjithashtu edhe kombëtarja italiane është në grup me ta. Slaven Bilić mund të bëjë debutimin e tij si trajner i Ukrainës në ato ndeshje, ndërkohë që dy skuadrat më të mira të grupit do të kalojnë në finalet e “Euro 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll