Bota

Gjyqi ndaj Trump, vëmendjen e merr oficerja në Gjykatën e Manhatanit, komentet: Më vërë mua prangat në vend të Presidentit

Dhe ndërsa vendi ishte në 'kaos', shumë e gjetën veten të hutuar nga një oficere femër që ruante brenda Gjykatës Penale të Manhatanit.

4 Prill 2023, 22:41 Nga I.A
Gjyqi ndaj Trump, vëmendjen e merr oficerja në Gjykatën e
Oficerja

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump u deklarua i pafajshëm për falsifikimin e të dhënave të biznesit gjatë gjykimit të tij në New York City pasditen e së martës. Dhe ndërsa vendi ishte në 'kaos', shumë e gjetën veten të hutuar nga një oficere femër që ruante brenda Gjykatës Penale të Manhatanit.

Zyrtarja bionde ende e paidentifikuar kishte fytyrën e saj në të gjitha rrjetet sociale. Një numër shikuesish deklaruan se oficerja ishte "hot" dhe shkuan në Twitter për të kërkuar më shumë informacion rreth identitetit të saj.

"Unë po hamendësoj se shumë njerëz do të pyesin se kush është policja bionde," shkroi një qytetar.

"Kush është biondja?" shkroi njw tjetwr person, duke shkaktuar një stuhi përgjigjesh nga shikues të tjerë të çuditshëm.

"Më vjen mirë që dikush tjetër po pyeste," shkroi një tjetër person.

Megjithatë, kjo nuk i pengoi të tjerët të hynin në Twitter për të ndarë fantazitë e tyre .

Oficerja femër në të majtë në paraqitjen e Trumpit në gjykatë mund të më vërë prangat sa herë të dojë”, shkroi dikush.

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump doli para Gjykatës sot për manipulim pagesash. Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’./Dosja.al

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll