Sport

“Euro 2025” për femra/ Zvicra u përzgjodh përpara Francës, Polonisë dhe nordikëve…

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vlerësuar kandidaturën zvicerane më tepër se sa atë të kandidaturave të tjera për përcaktimin e finaleve të “Euro 2025” për femra.

4 Prill 2023, 19:29 Nga DOSJA

“Euro 2025” për femra/ Zvicra u përzgjodh përpara

PORTUGALI - Shtatëmbëdhjetë vjet pas bashkëorganizimit të “Euro 2008”-s me Austrinë, Zvicra do të presë sërish një turne të madh ndërkombëtar futbolli. 

Takimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këtë të martë në Lisbonë, në fakt, ka vlerësuar kandidaturën zvicerane për organizimin e “Euro 2025” për femra. Organi evropian ka favorizuar kandidaturën e Zvicrës në dëm të Francës, e cila ishte mikpritëse e Botërorit të femrave më 2019.

Kandidatura të tjetra ishin Polonia dhe një aleancë e katër vendeve nordike (Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Suedi). Ishte kjo aleancë që u mposht përfundimisht pas tre raundeve të votimit, me nëntë vota kundër. Në raundin e parë, Franca mori vetëm një votë.

“Euro 2025” për femra/ Zvicra u përzgjodh përpara

Ky “Euro 2025” do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Zvicër, pas me “Euro 2008” dhe Botërorit në vitin 1954.

Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të kualifikohen në fazën finale, me synimin për të pasuar Anglinë, kampione në fuqi. 31 ndeshjet do të zhvillohen gjatë verës së vitit 2025 (datat ende nuk janë përcaktuar) në tetë qytete: Gjenevë, Sion, Bazel, Bernë, Lucern, Saint-Gall, Thun dhe Cyrih.

“Euro 2025” për femra/ Zvicra u përzgjodh përpara

Deri atëherë, skuadrat më të mira evropiane do të marrin pjesë në Kupën e Botës këtë verë në Australi (20 korrik-20 gusht) dhe më pas në Lojërat Olimpike në Paris vitin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll