Art&Argëtim

Kolegu i zbulon ‘sekretet’ Georgina Rodriguez: Ka qenë në kërkim të një milioneri shumë kohë para Ronaldos

Ndër të tjera Bone vë në dukje se Georgina ishte ambicioze dhe kishte synuar të martohej me një milioner.

4 Prill 2023, 08:55 Nga f.i
Kolegu i zbulon ‘sekretet’ Georgina Rodriguez: Ka qenë në
Georgina Rodriguez

SPANJË- Një koleg i vjetër e Georgina Rodriguez ka folur së fundmi për jetën e saj para se të bëhej bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Pablo Bone tregon se ka punuar më parë me Georgina, në dyqanin e 'Gucci' në Madrid dhe e përshkruan atë si arrogante, edhe para se ajo të takonte Ronaldon. 

Mediat e huaja shkruajnë se Bone vë në dukje se Georgina ishte ambicioze dhe kishte synuar të martohej me një milioner.

"Kam punuar me Georgina Rodriguez në Gucci rreth dy muaj para se ajo të bëhej e famshme. Ne jemi takuar disa herë gjatë punës në dyqan. E kisha parë Cristianon disa herë në dyqan para se të takoheshin dhe e vërteta është se ka shumë gjëra që thuhen për Cristianon dhe Georgina. Georgina ka qenë gjithmonë e tillë edhe kur nuk kishte shumë para. Ajo e kishte gjithmonë arrogante. Në fund të fundit, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit dhe për këtë arsye punoi për kompani të ndryshme luksoz,- tha Bone.

Kohët e fundit, Georgina Rodriguez është rikthyer në qendër të vëmendjes pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj në Netflix 'I Am Georgina'.

georgina rodriguez cristiano ronaldo

Sondazh

Poll