Art&Argëtim

Gjirafat hynë zyrtarisht tek kafshët që rrezikojnë të zhduken!

26 Shtator 2019, 15:54 Nga DOSJA
Gjirafat hynë zyrtarisht tek kafshët që rrezikojnë të

AFRIKË-  Aktiviteti njerëzor dhe prishja e ekosistemit natyror kanë bërë që shumë kafshë vitet e fundit të shkojnë drejt zhdukjes.

Kjo është diçka shumë e dhimbshme dhe e padrejtë për to. Fatkeqësisht listës së gjatë të kafshëve që janë të pakta në numër dhe që rrezikojnë të zhduken, i është bashkuar edhe gjirafa.

Doktor Julian Fenessy, kryetar i shoqatës së mbrojtjes të specieve që rrezikojnë të zhduken në botë, tha se gjirafat janë mësuar t’i shohin nëpër safari, parqe zoologjike apo televizor dhe mendojnë se çdo gjë shkon në rregull me to. Njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë që gjirafat si dhe shumë kafshë të tjera janë duke u zhdukur në heshtje.

Ai thotë se xhirafat kanë dy rreziqe të mëdha që i kanosen, njëri është prishja e habitat të tyre natyral nga betonizimi, , ndërsa e dyta është gjuetia e paligjshme që i bëhet atyre nga gjuetarë ilegal afrikan dhe jo vetëm, të cilët i gjuajnë gjirafat për t’i marrë bishtin e tyre, që funksionon si simbol fatsjellës në disa tradita të lashta afrikane.

Shpresojmë që kjo gjë të ndryshojë sa më shpejt, dhe gjirafat të mos jenë më pjesë në listën e kafshëve që rrezikojnë të zhduken.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete afrikë xhirafa xhirafat rrezikojne zhdukjen afrikë xhirafa xhirafat rrezikojne zhdukjen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Shtator 2019, 14:20

Fotografitë më të bukura të ditës, shijojini!

TIRANË – Natyra është po aq sa e thjeshtë edhe komplekse në vetëveten e saj, sërisht ajo ngelet gjëja më e bukur për syrin e njeriut.Fotografitë e kafshëve...

Art&Argëtim 26 Shtator 2019, 10:11

L’Aurore 1902: Isa Boletini, armik i diplomatit rus

L’Aurore 1902: Isa Boletini, armik i diplomatit rusL’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosj...