Art&Argëtim

Oktapodi, një nga krijesat më inteligjente të planetit Tokë!

26 Shtator 2019, 10:33 Nga DOSJA
Oktapodi, një nga krijesat më inteligjente të planetit Tokë!

BRITANI E MADHE – Shkenctarët kanë mundur të zbërthejnë genetikën e oktapodëve, dhe arsyen përse ato janë totalisht ndryshe nga çdo krijesë tjetër detare dhe jo vetëm.

Oktapodët kanë rreth 10.000 gene më shumë në ADN-në e tyre, sesa njerëzit.

Kjo bën që ata të jenë një rast mjaft intrigues dhe misterioz për botën e shkencës.

Me 8 tentakulat e tyre, sytë e mëdhenj dhe sjelljen e tyre inteligjente, oktapodët shpesh janë menduar si krijesa jashtëtokësore, të cilat jetojnë në thellësitë e detit të tokës sonë.

Oktapodi nuk ka asnjë kockë në trupin e tij, por shpesh herë kur ndihet në kurth, apo kur kapet nga peshkatarët, ai gjithmonë gjen mënyra për t’ia dalë mbanë dhe për të shpëtuar. Nëpër rrjet gjenden plot video të oktapodëve të cilët arrijnë të dalin madje edhe nga një akuarium i izoluar mirë.

Jo shumë njerëz e dinë, por oktapodi është aq inteligjent saqë është krijesa e vetme invertebrore e cila mbrohet nga ligji në Britaninë e Madhe.

Oktapodët kanë një memorie mjaft të saktë afatshkurtër, por edhe afatgjatë. Specialistët kanë kryer eksperimente të ndryshme me oktapodët, njëri prej të cilëve është edhe ai i vendosjes së një labirinti.

Oktapodët kanë mundur të dalin nga labirintet e vendosura që në herën e parë të përpjekjes së tyre.

Ata gjithashtu mund të dallojnë nga njëra-tjetra materiale të ndryshme, forma gjeometrike të ndryshme, si përshembull oktapodi mund ta kuptojë ndryshimin e një rrethi me atë të një katrori, ata janë gjithashtu të aftë të dallojnë një gamë ngjyrash të ndryshme.

Aftësitë konjitive të një oktapodi variojnë nga lloji i rracës së tij. Një oktapod imitues është i aftë të imitojë pamjen e të paktën 15 specieve të tjera detare, dhe këtë e bën për t’u fshehur nga predatorë të mundshëm.

Gjithashtu oktapodi nuk është një krijesë që mund të mbahet në një akuarium, për faktin e vetëm se oktapodët janë të aftë të përjetojnë emocione të ndryshme, dhe kanë empati, që domethënë se nëse ju e mbani të izoluar një oktapod, me shumë mundësi ai do të mërzitet shumë dhe do të hyjë në një gjendje depresive. Kur një oktapod ndihet i mërzitur, i vetmuar, i lumtur apo në alarm, ai ndryshon ngjyrë, dhe tentakulat e tij zgjaten ose tkurren.

Ajo çfarë i bën oktapodët edhe më të veçantë është kurioziteti i tyre, dëshira për të mësuar dhe aftësia për t’u përshtatur më çdo ambient natyral që ato përshkojnë, ndërkohë që shumica e kafshëve të tjera përdorin instiktin e mbijetesës si faktor bazë për zhvillimin e tyre.

Oktapodi nuk bazohet vetëm në instintikin e tij, por ai mëson dhe përshtatet në mënyrë konstante nga ambienti i tij.

Oktapodët mund të mësojnë një veprim, duke parë një oktapod tjetër sesi e bën atë, proçes ky që oktapodët e bëjnë shpesh gjatë jetës së tyre.

Nëse do e merrni një oktapod dhe do e fusni në një mjedis të ri, do vini re se gjëja e parë që do bëjë ai është të eksplorojë ambientin e ri, më pas ai do mundohet të gjejë sende që ndodhen aty, pasi t’i ketë analizuar sendet ai do mundohet ti gjejë përdorimin atyre, dhe se për çfarë mund t-i hyjë në punë.

Ekspertët thonë se kjo është një punë kolosale konjitive për një krijesë jo humane.

Ata thonë se truri i oktapodëve, është diçka mjaft komplekse, e cila nënvlerësohet shumë nga gjithë njerzit në botë.

Oktapodët mund të zgjidhin lojëra të ndryshme, si dhe të rendisin objekte sipas ngjyrave apo madhësive te tyre.

Burimi:BBC

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete gjeniu i detit inteligjenca oktapodi gjeniu i detit inteligjenca oktapodi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Shtator 2019, 10:11

L’Aurore 1902: Isa Boletini, armik i diplomatit rus

L’Aurore 1902: Isa Boletini, armik i diplomatit rusL’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosj...