Art&Argëtim

Turjan Hyska sjell emisionin e ri që i ngjason ‘Portokallisë’, Salsano thumbon ish-kolegët e tij

26 Shtator 2019, 13:13 Nga DOSJA

TIRANË–‘Klanifornia’ është emri i spektaklit më të ri të humorit, i cili vjen në televizionin Klan nga skenaristi Turjan Hyska.

Në formatin e ri të modifikuar të ‘Apartamentit 2xl’, duket se shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi spektakli do të jetë më i ngjashëm me spektaklin e humorit në Top Channel ‘ Portokalli’.

Moderatore e këtij spektakli do të jetë Marina Vjollca, ndërkohë që kasta e aktorëve përbëhet nga Julian Deda,  Eliona Pitarka, Albano Bogdo, Visian Ukcenaj, Delinda Disha, Esmeralda Metka dhe Olsi Bylyku.

Spektakli më i ri i humorit, nuk duket se është pritur mirë nga Salsano Rrapi, i cili i ftuar disa ditë më parë në emisionin ‘Rreze Dielli’, komentoi largimin e disa prej aktorëve të ‘Portokallisë’.

Salsano foli gjithashtu për raportin e tij me kolegun Julian Deda, ai tregoi se Juliani është kolegu i vetëm i tij me të cilin ai nuk flet, dhe nuk ka më asnjë lloj raporti.

Salsano u shpreh se mes tyre nuk ka ndodhur asnjë konflikt, por rrethanat erdhën të tilla që mos të flisnin më, ai shtoi se- “aktrimi është njësoj si futbolli, nëse dikush të paguan më shumë, do ikësh nga ekipi yt dhe do luash për një ekip tjetër.”

Kujtojmë se Salsano dhe Juli kanë qenë pjesë e grupit “The SHBLSH”, ku Salsano luante personazhin e Hekrit.

Salsano gjatë intervistës së tij, foli edhe për largimin e Delinda Dishës, të cilën ai e përkufizoi si një largim të fshehtë.

Menjëhere pas komentit të tij, ka reaguar aktorja e humorit, e cila me një postim në profilin e saj në Instagram, ka thënë se asaj i kishte mbaruar kontrata, dhe nuk kishte dëshirë ta rinovonte.

Delinda gjithashtu shtoi se ajo mund të bënte ç’të donte me jetën e saj, dhe se nuk ishte detyra e Salsanos ta komentonte atë.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz delinda disha klanifornia portokalli salsano rrapi turjan hyska delinda disha klanifornia portokalli salsano rrapi turjan hyska

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Shtator 2019, 10:11

L’Aurore 1902: Isa Boletini, armik i diplomatit rus

L’Aurore 1902: Isa Boletini, armik i diplomatit rusL’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosj...