Sport

Ish-trajneri i Bayern-it merr drejtimin e Chelsea?

Gjatë afatit kalimtar të dimrit, Chelsea shpenzoi gati 400 milionë euro për përforcime, por ndeshjet që shfaqi skuadra ishin shumë më poshtë parashikimeve. Tashmë Nagelsmann duhet ta vërë në rregull.

3 Prill 2023, 01:09 Nga DOSJA
Ish-trajneri i Bayern-it merr drejtimin e Chelsea?

ANGLI - Bayern Munich së fundmi shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e zëvendësoi atë me Thomas Tuchel.

Duket se eksperti gjerman 35-vjeçar nuk do të jetë në kërkim të një pune të re për shumë kohë. Sipas Fabrizio Romano, Nagelsmann është kandidati kryesor për të pasuar Graham Potter në stolin e Chelseat.

Gjatë afatit kalimtar të dimrit, Chelsea shpenzoi gati 400 milionë euro për përforcime, por ndeshjet që shfaqi skuadra ishin shumë më poshtë parashikimeve. Tashmë Nagelsmann duhet ta vërë në rregull, ndonëse mediat shkruajnë se mes kandidatëve për stolin e ish-kampionit të Europës janë Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane, Luis Enrique dhe Brendan Rogers.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll