Sport

VIDEO / Plas mes Leaos dhe Spallettit, ndërhyn Maldini: “Je shumë nervoz… fitove kampionatin ça do më?!”

Portugezi nuk është mërzitur shumë, duke i shtrirë dorën trajnerit të Napolit për të dëgjuar versionin e tij.

3 Prill 2023, 01:03 Nga DOSJA
VIDEO / Plas mes Leaos dhe Spallettit, ndërhyn Maldini: “Je

ITALI - Milani arriti të fitonte me shifrat 0-4 në transfertë ndaj Napolit. Vendasit nuk e kanë pëlqyer aspak mënyrën sesi Leao festoi pas shënimit të golit të parë. Këtë Spalletti ia ka shprehur hapur futbollistit, teksa po ktheheshin nga dhoma e zhveshjes në fushë.

Portugezi nuk është mërzitur shumë, duke i shtrirë dorën trajnerit të Napolit për të dëgjuar versionin e tij. Por në ato momente, Maldini ka ndërhyrë me nervozizëm ndaj Spallettit për të mbrojtur lojtarin e tij. “Zotëri, je shumë nervoz, por fitove kampionatin, çfarë ka… do më shumë se kaq?”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll