Sport

Duket e çuditëshme, por klubi i Premier League do të luajë me mbathje noti!

Trajneri i Fulhamit, Marco Silva, ankohet shpesh në fushë. Gjithashtu së shpejti do ta dëgjojmë edhe për zgjedhjen e fanellës?

3 Prill 2023, 00:29 Nga DOSJA

Duket e çuditëshme, por klubi i Premier League do të luajë

ANGLI - Kreativiteti është diçka e mirë, megjithatë, ju duhet të keni një mendim tuajin për këtë dizajn.

Klubi i Premierligës Fulham mesa duket ka dalë me një model shumë të veçantë për sezonin e ardhshëm. Ndërsa fanella e shtëpisë është e bardhë e thjeshtë me shirit tek mëngët, pantallonat e shkurtra ngjajnë me mbathjet e notit!

Duket e çuditëshme, por klubi i Premier League do të luajë

Kështu bën të ditur portali “Footy Headlines”, i cili njihet për komentet e fanellave.

Pantallonat e reja të Fulham janë gjysmë të kuqe, gjysmë të bardha. Pra, duket si një mbathje noti klasik për pishina.

Me shumë kreativitet, dizajni i pantallonave të kujton ato të FC Barcelona nga sezoni i kaluar. Në atë kohë, pantallonat ishin blu dhe të kuqe - dhe jo aq shumëngjyrëshe sa pantallonat e Fulhamit që ishin parashikuar.

Dyshohet se Fulham nuk duhet të luajë fare me këtë uniformë shkruan portali. Premier League dhe UEFA kanë rregulla strikte kur bëhet fjalë për dizajnin e bluzave dhe pantallonave të shkurtra.

Është e paqartë nëse dizajni do të vijë vërtet në këtë mënyrë. Dhe nëse po, a do të bie dakord liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll