Sport

PSG zhgënjen sërish në Parc des Princes, kësaj here ndaj Lyon. E teta në 2023!...

PSG sapo ka pësuar një tjetër humbje shqetësuese 0-1 kundër Olympique Lyon në Parc des Princes. E teta në 2023!

2 Prill 2023, 23:12 Nga DOSJA
PSG zhgënjen sërish në Parc des Princes, kësaj here ndaj

FRANCE - PSG vazhdon të shkojë keq në këtë vit 2023. Pas një disfate në Parc des Princes ndaj Rennes para pushimeve ndërkombëtare, ku mungesat e shumta ishin një justifikim ideal, klubi kryeqytetas këtë mbrëmje ishte më i plotë, por gjithsesi nuk e shmangu dot humbjen në Paris. 

Lojtarët e kryeqytetit, kampionët në fuqi, u dorëzuan në fillimin e pjesës së dytë ndaj një goli vendimtar i realizuar nga Barcolas (56’) i servirur mirë nga Kumbedi.

Ky gol i vetëm, i mjaftoi Olympique Lyon-it për të fituar, ndërkohë që PSG kishte dominuar pjesën e parë me disa raste të ndrojtura të Vitinha, Mbappé apo Mendes. Gjithsesi duhet thënë se Lacazette (39’) humbi edhe që penallti për miqtë, duke goditur shtyllën e portës së Donnarummas. 

PSG, nga ana e saj, me siguri do të pretendojë për një penalltinë të paakorduar në fund të pjesës së parë për një prekje të topit dorë nga Lovren. Por varfëria e lojës pariziene, me vetëm një mundësi për Mbappé në fund të ndeshjes, është një deklaratë e qartë. Lens dhe Olympique Marseille tani janë vetëm gjashtë pike prapa në renditje!

Historia tani tregon se ka dyshime për titullin e kampionit francez të PSG. Sepse epërsia po shkrihet, sepse as Brest, as Rennes dhe as tani Lyon, tre daljet pas eliminimit nga Champions League, nuk kanë treguar një kërcim, fillimin e një revolte, për të ndryshuar ritëm...

Yjet nuk shkëlqejnë më, ata përparojnë në errësirë, në natën më të plotë, nga Leo Messi i pari, tek Kylian Mbappé pothuajse i dorëhequr, nëpërmjet Marco Verratti të padukshëm. Skuadra e Christophe Galtier, trajneri i kërcënuar sërish në këtë kontekst dërrmues, nuk ka më një territor ku të ndihet si në shtëpinë e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll