Sport

Diskutim i ndeshjes zgjidhet me armë në Brazil, vritet një tifoz dhe plagosen një tjetër në një lokal!

Ngjarja ndodhi në një lokal në Rio de Zhaneiro pas ndeshjes së parë të finales së kampionatit Carioca, të cilën ajo skuadër luajti kundër Flamengos.

2 Prill 2023, 17:35 Nga DOSJA
Diskutim i ndeshjes zgjidhet me armë në Brazil, vritet një tifoz

BRAZIL - Një tifoz i Fluminense vdiq dhe një tjetër u plagos të dielën herët në mëngjes në mes të një diskutimi në një lokal në Rio de Zhaneiro pas ndeshjes së parë të finales së kampionatit Carioca, të cilën ajo skuadër luajti kundër Flamengos.

Siç njofton Policia, diskutimi në lokal është zgjidhur me të shtëna nga një burrë dhe ka përfunduar me vdekjen e një 40-vjeçari dhe 1 i plagosur nga të shtënat, i cili u dërgua në spital dhe gjendja e tijë është "e rëndë", sipas asaj që tha policia.

Incidentet ndodhën në një lokal në Tijuca , një lagje në zonën veriore të Rio de Zhaneiros, e frekuentuar normalisht nga tifozët e Fluminense. Autoritetet nuk thanë nëse kishte tifozë problematikë të Flamengos, një nga rivalët më të hidhur të Fluminense në futbollin brazilian, në vendngjarje.

Të dy klubet ishin takuar disa orë më parë në ndeshjen e parë të finales së kampionatit brazilian, në të cilën Flamengo fitoi 2-0. Autori i të shtënave është arrestuar dhe sipas Policisë ka pretenduar se ka reaguar kështu pasi është sulmuar me shishe. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll