Sport

Formula 1/ Max Verstappen në krye, ‘pole’ i shkëlqyer. Russell dhe Hamilton në pod. Mercedesi surprizë, Ferrari zhgënjen…

"Në çdo rast, jam i fokusuar në garën time," - tha Max Verstappen pas fitimit të ‘pole’. Rivalët e tij më të afërt janë dy pilotët e Mercedesit, Rusell dhe Hamilton, që nesër do të nisen pas tij.

1 Prill 2023, 10:32 Nga DOSJA
Formula 1/ Max Verstappen në krye, ‘pole’ i shkëlqyer.
Fituesit e podit në GP të Australisë: George Russell (majtas), Max Verstapen (në qendër) dhe Lewis Hamilton

AUSTRALI - Njëzet e dyta ‘pole position’ në karrierën e tij (i dyti këtë vit pas Sakhir) për Max Verstappen, i cili dominoi të tre fazat e kualifikimeve në cirkuitin ‘Albert Park’ të Melburnit, me një kohë prej një minut, 16 sekonda dhe 732 të mijëta, duke i paraprirë dy  Mercedesëve të George Russell (+0,236) dhe Lewis Hamilton (+0,372). 

Fernando Alonso mbyll rreshtin e dytë me Aston Martin (+0.407) përpara Ferrarit të Carlos Sainz, me një vonesë prej +538 të mijëtash nga lideri. Vetëm i shtati ishte Charles Leclerc, autori i kohës së shtatë më të shpejtë (+0,632), pas Aston Martinit tjetër të Lance Stroll, +576 të mijtë nga ‘pol’. 

Në dhjetëshen e parë të kualifikimit janë edhe Alexander Albon me Williams, Pierre Gasly me Alpin dhe Nico Hulkenberg me Haas të mundësuar nga Ferrari, i cili përfundoi i teti në dhjetëshen e parë të renditjes. Ndërkohë Sergio Perez do të startojë nga rreshti i fundit, pasi përfundoi jashtë piste me Red Bull-in e tij në fazën e parë të kualifikimeve.

“Prisja një kualifikim të vështirësisë për shkak të ngrohjes së gomave, gjë që ndodh gjithmonë këtu në Melburn për shkak të asfaltit. Ne kemi një makinë të shpejtë, e rëndësishme është të fillojmë mirë në semafor. Në çdo rast, jam i fokusuar në garën time," - tha Max Verstappen pas fitimit të ‘pole’. Rivalët e tij më të afërt janë dy pilotët e Mercedesit, Rusell dhe Hamilton, që nesër do të nisen pas tij.

Ja dhe renditja se si do të nisen pilotët për garën e nesërme të Grand Prix të Australisë:

Formula 1/ Max Verstappen në krye, ‘pole’ i shkëlqyer.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll