Aktualitet

Sulmi ndaj TopChannel/ Gjurma e ADN-së e gjetur tek gëzhoja, Anila Hoxha: I është dërguar për verifikim Europol-it

Një tjetër pistë ku po kërkohen të dhënat janë serviset e makinave, pasi në mjet kiste 2 disqe të vendosura së fundmi, gjë që mund të çojë tek zbulimi i autorëve.

31 Mars 2023, 16:08 Nga k.m.
Sulmi ndaj TopChannel/ Gjurma e ADN-së e gjetur tek gëzhoja, Anila
Anila Hoxha

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me autorët e sulmit ndaj TopChannel. Vjedhja e makinës tip “Range Rover” që u përdor në sulmin ndaj Top Channel, po hetohet nga policia e Tiranës, si pjesë punës për zbardhjen e ngjarjes së 27 Marsit, ku humbi jetën punonjësi i sigurisë, Pal Kola.

Gazetarja Anila Hoxha, në "Zonazero", tregoi se ADN-ja që u gjet në mjet është dërguar në Europol dhe në Interpol për t'u krahasuar me mostrat që janë në arkiva. Po ashtu, një tjetër pistë ku po kërkohen të dhënat janë serviset e makinave, pasi në mjet kiste 2 disqe të vendosura së fundmi, gjë që mund të çojë tek zbulimi i autorëve.

"Sot janë dërguar në Interpol dhe Europol, janë dërguar kërkesat për të kryer krahasimet për ADN-në e gjetur. Është bërë dhe krahasimi me ADN e 6 oficerëve të Policisë, e është përjashtuar mundësia që mund ta ketë lënë padashur ndonjë prej tyre. Një metodë e tillë është përdorur për vrasjen e Artan Cukut. Djersa tek rrobat e gjetura e zbuloi. Në Shqipëri nuk iu gjet profili i ngjashëm, por SPAK këtë taktikë e ka ndjekur disa herë. Është kërkuar ndihma e serviseve, të përftojnë informacione për shkak se 2 nga disqet e automjeteve janë ndryshe nga të tjerët dhe dyshojnë se mund të jetë bërë ndërhyrje në automjet,"-tha gazetarja.

Makina luksoze ishte në pronësi të një shtetasi nga Kosova, i cili gjithashtu pritet të dëshmojë sërish për vjedhjen e automjetit të tij. Aktualisht, Policia e Shtetit po heton në disa pista për ngjarjen, megjithatë ende asnjë gjurmë nga autorët, të cilët dyshohet se janë vrarës me pagesë.

vritet roja i top channel

Sondazh

Poll