Bota

Trump nën akuzë, Republikanët: Ditë e zezë për Amerikën, sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht

Senatori i Floridës, republikani Rick Scott e quajti ngritjen e aktakuzës një hakmarrje politike kundër Presidentit Trump, ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë.

31 Mars 2023, 09:13 Nga F.M
Trump nën akuzë, Republikanët: Ditë e zezë për
Donald Trump

SHBA- Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres i kanë dalë në mbështetje ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili është vënë zyrtarisht nën akuzë. Republikanët akuzojnë demokratët se po e përdorin politikisht sistemin e drejtësisë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin Mçarthy shprehet se ngritja e aktakuzës tregon se sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht. Ligjvënësja Elise Stefanik, një tjetër udhëheqëse në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e quajti aktakuzën një gjueti politike shtrigash.

Senatori i Floridës, republikani Rick Scott e quajti ngritjen e aktakuzës një hakmarrje politike kundër Presidentit Trump, ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin Twitter, guvernatori DeSantis tha se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.

“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit. Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë krimilenët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik,”- shkruan DeSantis.

Ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është zyrtarisht nën akuzë për paratë që i ka dhënë his-yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në mënyrë që kjo e fundit ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre jashtë martesore. Të martën, Trump pritet të dalë në gjyq, duke u bërë kështu i pari President i SHBA-ve që vihet nën akuzë për një vepër penale. Daniels pretendon se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-presidentin dhe ishte paguar për të heshtur. Trump e ka mohuar me forcë këtë dhe e ka cilësuar aktakuzën një "persekutim politik".

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll