Bota

Trump nën akuzë, Pelosi: Askush nuk është mbi ligjin

Pelosi thotë se juria ka vepruar sipas fakteve dhe ligjit.

31 Mars 2023, 09:09 Nga F.M
Trump nën akuzë, Pelosi: Askush nuk është mbi ligjin
Nancy Pelosi

SHBA- Nancy Pelosi, një nga kritiket më të ashpra të ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka bërë reagimin e parë pasi ky i fundit është vënë nën akuzë. Në një postim në Tëitter, ajo ka bërë thirrje për drejtësi, ndërkohë që shton se askush nuk mund të shkelë ligjin. Pelosi thotë se juria ka vepruar sipas fakteve dhe ligjit.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë. Shpresojmë se ish-presidenti do të respektojë në mënyrë paqësore sistemin, i cili i jep atij këtë të drejtë. Juria e madhe që votoi për aktakuzën veproi sipas fakteve dhe ligjit,”- shkruan Pelosi.

Ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është zyrtarisht nën akuzë për paratë që i ka dhënë his-yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në mënyrë që kjo e fundit ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre jashtë martesore. Të martën, Trump pritet të dalë në gjyq, duke u bërë kështu i pari President i SHBA-ve që vihet nën akuzë për një vepër penale. Daniels pretendon se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-presidentin dhe ishte paguar për të heshtur. Trump e ka mohuar me forcë këtë dhe e ka cilësuar aktakuzën një "persekutim politik".

donald trump nancy pelosi

Sondazh

Poll