Bota

Sekuestrohen 800 kg kokainë në Norvegji, konfiskimi më i madh ndonjëherë në vend

Grete Lynn Metlind tha se mendohet që kokaina nuk ishte menduar për “tregun” e Norvegjisë, një vend me 5.4 milionë banorë.

31 Mars 2023, 01:42 Nga k.m.
Sekuestrohen 800 kg kokainë në Norvegji, konfiskimi më i madh
Droga e kapur

NORVEGJI- Policia norvegjeze njoftoi sot sekuestrimin e rreth 800 kilogramë kokainë, të gjetura në një ngarkesë frutash në Oslo. Çuditërisht, nuk është bërë asnjë arrestim!

“Kjo është konfiskimi më i madh i bërë ndonjëherë në Norvegji,”- tha shefja e policisë së Oslos, Grete Lynn Metlind në një konferencë shtypi. Ai shtoi se tregtarët e drogës do të fitonin dhjetëra milionë euro nga shitja e drogës.

Grete Lynn Metlind tha se mendohet që kokaina nuk ishte menduar për “tregun” e Norvegjisë, një vend me 5.4 milionë banorë.

Pak ditë më parë, doganierët dhe policët gjermanë sekuestruan në shtetin e Brandenburgut pothuajse 1200 kilogramë kokainë, e cila fshihej në një ngarkesë banane nga Amerika Latine. Ata më pas informuan homologët e tyre norvegjezë se hetimi zbuloi se një dërgesë e ngjashme ishte dërguar në vendin e tyre./newsbulletin247

grete lynn metlind norvegji

Sondazh

Poll